Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë disa pytje, adresuar Qeverisë së Kosovës, në lidhje me shkëmbimet e energjisë elektrike me Shqipërinë, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka paraqitur grafikisht shkëmbimet e rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij gjatë vitit 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Postimi i plotë i tij:
Pyetje publike për Qeverinë:
-Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!
-Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?
-Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!
-Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?
-A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?
Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021./InLajmi/

















