Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother Albania Vip, është bërë e gjallë ish-banorja Beatrix Ramosaj, së fundmi ajo ka disa fjalë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë dhe ata që i dolën kundër, përcjell InLajmi.
Marrëdhënia e krijuar mes saj dhe banorit të shtëpisë Donald Vishaj, ka dërguar shumë njerëz drejt reagimit kundër dhe pro tyre, pas daljes si duket ish-banorja pa gjithçka që ka qarkulluar në rrjet.
Ajo është shprehur se ka nevojë për kohe të shfaqet në emisione, tu përgjigjet pyetjeve të shumta drejt saj, por nuk ka lërë anash shtëpinë e Big Brother Vip ajo ka treguar së po e ndjek Donaldin nga jashtë dhe është në mbështetje të tij.
Ndërsa sa i përket lidhjes mes saj dhe Donaldit ajo është shprehur se nuk është pishman për asnjë moment, çka të 2 kanë kaluar së bashku edhe nëse do kishte një mundësi të 2 do vepronte po prapë njësoj.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.
Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.
Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.
Donaldin po e ndjek nga jashte
E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.
I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje shoë ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.
Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap.
Bekime dhe dashuri per te gjith ju! /InLajmi/