Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 11 mijë e 144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726.
Gjatë 24 orëve, janë shënuar 2 raste të vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 21mijë e 668.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.
Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Në total numri i rasteve aktive është 21.668./InLajmi/