Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së ka përmendur faktin se ZRRE-ja qysh në prillin e vitit të kaluar ka njoftuar se do të ketë rritje të çmimit të energjisë, raporton InLajmi.
Tahiri kujtoi se edhe vendet e rajonit e kanë pasur problemin me energji, por se kanë ndërmarrë masat e duhura.
“Qytetarët kanë dalë me qejf me ju votu juve. Nuk ta kanë qit votën me kajt, por me dhënë zgjidhje problemeve një nga një. 40 vota nga opozita, Mos e lejo shtrenjtimin se mundesh.E ke shumë lehtë, e ke mbështetjen tonë s’po hymë me folë për të kaluarën.Veç po të lusim vepro, mos e le mu shtrejntu energjia”,tha Tahiri./InLajmi/


















