Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar sot se do të ishte shumë e rrezikshme që të parashikohet nëse Omicroni do të jetë varianti i fundit i koronavirusit dhe se bota është në fund të pandemisë.
Ai tha në fillim të takimit të këshillit të OBSH-së, që këtë vit është e mundur të dilet nga faza akute e pandemisë. Tedros shtoi se një gjë e tillë mund të arrihet me “veglat” siç janë testimi dhe vaksinimi masiv
Kreu i OBSH-së, rikujtoi se Omicroni është identifikuar 10 javë më parë, dhe prej atëherë sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara janë konfirmuar mbi 80 milionë raste me këtë variant, që i bie të jetë numri më i madh sesa gjatë tërë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
“Kushtet janë ideale për shfaqjen e varianteve tjera”,shtoi Tedros.