Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në Durrës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të saj dhe identifikimin e aurorit.
Nga zona jashtë banesës së Dukës forca të shumta policie po mbikëqyrin vendin ku ka ndodhur shpërthimi.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës pasi ka ndodhur shpërthimi me tritol.
Ndërsa rrethanat nuk bëhen të ditura, shkruan ABC News.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të saj dhe identifikimin e aurorit




















