Mimoza Kusari Lila, shefja e Grupit parlamentarë të LVV në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet këtë të hëne ka thënë se gjendjen e rënduar me energji elektrike nuk e kanë krijuar Qeveria por e kanë trashëguar, raporton InLajmi.
“Tarifat nuk janë finale dhe konsulta është e hapur deri më 29 janar lidhur me propozimin për shtrejntimin e energjisë. Jemi të vetëdijshem me pandeminë, po ballafaqohemi bashkarisht me problemet e trashëguara me vite. Prandaj brenda rerthanave po diskutojmë të bëjmë më të mirën e mundsshme Kjo është Qeveri e rritjes së pagës për vete e as shpenzimeve, është Qeveri e uljes së shpenzimeve e uljes së pagës së vet, rritjes së të hyrave të shtetit edhe Doganës”,tha Kusari Lila.
Ndërkohë Kusari Lila i është drejtuar opozitës se kërkesa e tyre nuk është për të gjetur zgjidhje por për të bërë luftë politike./InLajmi/