Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas kritikave të opozitës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Kurti e ka pranuar se gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2019 ka premtuar uljen e çmimit të rrymës, mirëpo kjo sipas Kurtit nuk mund të bëhet me një vit qeverisje.
“Sigurisht që duam ulje të çmimit të rrymës, ne qëndrojmë për këtë. Çmimi nuk mund të ulet brenda një viti, ne kemi 4 vite mandat qeverisës. Opozita po flet sikur është viti 2025, por ne jemi vetëm në vitin 2022”, ka deklaruar Kurti./InLajmi/