Rastet me koronavirus në Kosovë këto ditë kanë shënuar rritje me shpejtësi të madhe, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon apelin për qytetarët, që të kenë kujdes, për të frenuar valën e re të infektimeve, pra me kufizimet e kontaktit.
Sipas kësaj Ministrie, ata që kanë më pak kontakte e ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për veten por edhe për të tjerët.
Më tej Ministria e Shëndetësisë bën për apel për vaksinim, qoftë për dozën e parë, 2-të apo edhe atë përforcuese.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.
Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët.
Vaksinohu dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!
Merrni dozën përforcuese!/InLajmi/