Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot në seancën e Kuvendit se rryma ka qenë aq e lirë, sa që shumë qytetarë nuk e kanë ditur se sa po paguajnë, raporton InLajmi.
“Tash po e pyes kryeministrin se a e ka ditur këtë në vitin 2019 kur në fushatën zgjedhore deklarohej se çmimi i rrymës është i shtrenjtë e premtonte se kur të vijë në pushtet do ta ulte çmimin e energjisë elektrike”, tha ajo.
Deliu ka theksuar se deklarimet që i bënë kryeministri Kurti e bëjnë të skuqen.
“A turpërohet pak Albin Kurti nga këto deklarata të cilat mua si deputete e disa legjislaturave më bëjnë të skuqem. A ka ma ofendim? Për besë unë sot jam skuqur nga Qeveria”, tha ajo.
Ajo i është drejtuar Kurtit duke i thënë dil e shihi qytetarët e tronditur nga deklarimet e tij.
“Dil kryeministër këqyri njerëzit të cilët janë të tronditur nga deklarimet që i ke bërë sot në Kuvend”, tha ajo./InLajmi/