Policia belge shpërndau protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës, ndërsa mijëra njerëz po protestojnë nëpër Bruksel, duke kërkuar t’i jepet fund rregullave të ashpra ndaj Covid-19, transmeton InLajmi.
Diku rreth 50.000 njerëz marshuan sot nëpër kryeqytetin e BE-së, për të kundërshtuar kufizimet e koronavirusit në Belgjikë.
Policia e Brukselit tha se 70 persona u arrestuan ndërsa 3 oficerë dhe 12 demonstrues kishin nevojë për trajtim.
Vendimi për masat ndaj Covid-19 kishte ardhur nga rritja e rasteve në Belgjikë, ku vetëm në ditë ishin 60.000 raste rekord, ku edhe u përshkrua si një ‘tsunami’ i Omicronit, shkruan Daily Mail.
Shumë vende të BE-së, përfshirë Belgjikën, janë përfshirë nga protesta të mëdha kundër kufizimeve të Covid-19 muajt e fundit. /InLajmi/




















