Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për ndër të shënimit të 106 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Isa Boletini, ka nderuar jetën dhe veprën e tij, përcjell InLajmi.
Fakti që pas 106 vitesh eshtrat e tij qëndrojnë në Boletin e gëzon ministrin dhe se qëndrimi i në vendin e lindjes së tij ka qenë dëshira e tij, e kjo realizua pasi që tanimë heroi kombëtar po mbron nga aty shtetin e Kosovës, ishin fjalët e Pecit.
Ministri Peci, e shquar lartë jetën dhe veprën e heroit pasi Boletini dha shumë për lirinë e këtij vendi.
Postimi i plotë i tij:
Në 106 vjetorin e rënies së heroit kombëtar Isa Boletini bashkë me djem e nipa si dhe bashkëluftëtarë, kujtojmë vepren e tij heroike. Si patriot e tribun popullorë, ai ishte njëri nga figurat qendrore të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me 400 trima kosovarë nga të gjitha trevat.
Ideali i Ises që të jemi sovran dhe të lirë plotësisht në vatrat tona, sfidohet ende edhe sot.
Por, ai edhe pas 106 viteve qendron në Boletin, të cilin e deshi shumë dhe sot aty qendron si mburoje e shtetit të Kosovës, si ushtari më besnik. Isa Boletini për lirinë e vendit dhe Shqipërinë e mosvarme i dha çështjes kombëtare 11 vëllezër, djem e nipa.
Për të pasqyruar një pjesë të heroizmit dhe ndikimit që kishte tek bashkëluftëtarët Isa Boletini për çështjen shqiptare po shkëpus vetëm një fragment të shkurtër nga libri i nipit të tij Tafil Boletini; Ishte viti 1903, pasi që Isa kishte kundështuar vendosjen e Konsullit Rus në Mitrovicë dhe nga presioni i Perandorise Osmane, Isa qëndron për një periudhë në Stamboll, por ishte besatuar me trimat e Shalës se nuk do ta lejonte vendosjen e tij ne Mitrovicë. Trimat që i kishin dhënë besën Ises se do të kundështonin vendosjen e konsullit rus nuk qëndruan duarkryq. Në kujtimet e Tafil Boletinit mes tjerash thuhet: “Edhe në qoftë se nuk mundeni me më shpëtue mue, martinën e Isës mos ma leni me ma nxanë rob se ma ka lanë amanet” – ishin këto fjalët e Tahir Selacit pas plagosjes në betejën kundër vendosjes së Konsullit Rus në Mitrovicë ku mbetën të vrarë rreth 300 djem të Shalës, besnikë ndaj qëndrimeve të Isa Boletinit. “Në mesin e trimave që i prinë popullit u vranë Shaban Gavazi i Bajgorës, Bejtë Selaci, kushëriri jonë Hajdar Xhema, djalë 22 vjeç, vetë i 5- ti, Ramë Smaka e Sejdi Ibrahimi nga lagja Zhazhë, Zenel Fetahu dhe Man Zeqiri”.
Sot e kujtojmë dhe me përulësi e nderojmë jetën e veprën e Isë Boletinit – Gjeneralit të Pavarësisë së Shqipërisë, në përvjetorin e 106-të të rënjës së tij. Mësim nga ai marrim qëndresën dhe kontributin e pashoq ndaj çështjes shqiptare. Ai u vra vetëm 3 vite e 2 muaj nga shpallja e Pavarësisë së Shtetit Shqipëtar dhe 2 vite pas Konferencës së Londrës, duke e lënë përgjysëm misionin e tij drejt bashkimit të tokave shqiptare.
Isa iu kthye vendit të tij të lindjes më 10 qershor 2015. Nga ajo ditë ai pushon i qetë në dheun e Mitrovicës së tij, që aq shumë e deshi.
Lavdi! /InLajmi/