• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Teatër

“Një jetë tjetër”- Shfaqje që emocionoi publikun

V E nga V E
24 January 2022
në Teatër
0 0
0
“Një jetë tjetër”- Shfaqje që emocionoi publikun
0
SHPERNDARJE
461
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë, në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, para një numri të konsiderueshëm të aderuesve të teatrit, (duke u respektuar masat e reja antikovid), u shfaq premiera e dramës “Një jetë tjetër” e autorit Osman Goranci, në regji të Kemajl Ryshës.

Duke i menduar përshtypjet e lojës të aktorëve në skenë, Shpëtim Kastrati, Qëndresa Loki dhe Verona Mirena, që mbrëmë për mbi një orë e emocionuan publikun në sallë, me një drame psikologjike, por interaktive, mu kujtua një thënje nga Sofokliu. “Një fjalë na çliron nga të gjitha barrat dhe dhimbjet e jetës, ajo është dashuria”… Ndaj, nisur nga kjo fjalë, “dashuria”, dramaturgu i njohur, Osman Goranci, autor i shumë komedive që u inskenuan nga trupa të ndryshme të teatrove tona, këtë herë na solli veprën “Një jetë tjetër”, një dramë familjare, me një psikologji të thellë, e që brenda vetes ngërthen dashurinë dhe luftën e gruas, (Rona), për të qenë vetvetja, bashkëshorte dhe nënë e mirë, derisa burri i saj (Nori), duke jetuar me ëndrrën e një aktori me nam, i nënshtrohej epsheve dhe aventurave me aktoret e ndryshme duke u munduar të plotësoj një “zbrazti” shpirtërore.

Drama fillon me shpërthimin e një orteku kujtimesh dhe hidhërimi nga ana e Norit, për gruan e tij Ronën, shkrimtare dhe poete në zë, e cila trembëdhjetë vite më parë, e kishte baraktisur atë. Përkundër tensioneve që paralajmërojnë një fund të pafund të një martese dikur të lumtur, autori na shtyt të mendohemi se vetëm besimi dhe komunikimi i sinçert ndërton një marrëdhënie të qëndrueshme në çift.

Ndërsa, “ndihma” nga aventurat, ose besimi i tepërt në egon e njërit nga ata, mund ta lëkund harmoninë e një çifti, në përballje me valët e jetës.

Aty edhe parashtrohet dilema ose pyeyja; “si ta vazhdojmë jetën, kur në dukje të gjitha shpresat janë shuar”, Por, me kalimin e kohës si Nori ashtu e Rona, përkundër faktit se tashmë kanë për kë të jetojnë, bijën e tyre Norën, e kuptojnë një të vërtetë të tmershme që; “koha ikën dhe nuk kthehet dot”.

Drama mbyllet në mënyrë tragjike. Pas një sëmundjeje të rëndë, një natë të turbullt dhe me shi, Rona vdes gjatë bisedës telefonike me Norin. Me të kuptuar çfarë ndodhi me të, edhe Nori përjeton infarkt dhe vdes. Kështu këta, largohen nga kjo jetë me shpresë të bashkimit të shpirtrave të tyre, në një jetë tjetër!…

Rrjedha i ngjarjeve në këtë dramë familjare të autorit Osman Goranci, shtroi edhe disa prova mbi moralin dhe natyrën njerëzore, raportin e individit me veten dhe bashkësinë, marrëdhënien në çift, etj, ku dyshja i aktorëve në skenë: Shpetim Kastrati, (në rolin e Norit) dhe Qendresa Loki, (në rolin e Ronës), me interpretimin e tyre, sa e ngazëllyen, aq edhe e mrekulluan publikun në sallë. Poashtu edhe Verona Mirena, studente e aktrimit, la përshtypjen e një talenteje të re që do të shkëlqej në skenat tona.

S’do mend se regjisori Kemal Rysha, nën monitorimin e mentores Prof.asc. Drita Begolli, duke na servuar një vij të pranueshme lineare të ngjarjeve, e ku në momente të caktuara, kemi edhe tensionime të situatave, gjatë gjithë kohës publikun në sallë e mban peng, duke mos i lejuar aktorët me përvojë, të shkojnë deri në fund të tregimeve të tyre. Rysha, me mjeshtri e ndërton një lojë të bukur e interaktive të aktorëve në skenë, duke i zhveshur një nga një karakteret e personazheve, veçmas krenarinë mashkullore.

Edhe kustumet dhe skenografia të punuara nga Theranda Sertolli, ndriçimi nga Fikrim Menekshe dhe zërimi nga Vllaznim Bytyqi, ishin në funksion të një loje të përkryer të aktorëve në skenë.

Në fund të shtojmë se realizimin e kësaj Premiere, materialisht e përkrahën; MKRS-ja dhe Radio taxi “Fortuna”. Vllaznim Bytyqi /InLajmi/

Tags: Osman GoranciPrizrenTeatri Bekim Fehmiu
Postimi i mëparshëm

Arrestohet gazetarja turke për fyerjet ndaj presidentit Erdogan

Postimi tjetër

Konflikti Rusi-Ukrainë, jep dorëheqje kreu i Marinës Gjermane

Të ngjajshme Postime

“Zëri i kulturës rome – nga tradita në krijimtari”.
Teatër

“Zëri i kulturës rome – nga tradita në krijimtari”.

5 November 2025
“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze
Teatër

“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze

16 May 2025
Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij
Teatër

Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij

25 April 2025
“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë
Teatër

“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë

16 April 2025
Një sukses i plotë i dramës rome
Teatër

Një sukses i plotë i dramës rome

8 April 2025
Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë
Teatër

Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë

5 April 2025
Postimi tjetër
Konflikti Rusi-Ukrainë, jep dorëheqje kreu i Marinës Gjermane

Konflikti Rusi-Ukrainë, jep dorëheqje kreu i Marinës Gjermane

Lajmet e fundit

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

22 December 2025
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

22 December 2025
Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

22 December 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

22 December 2025
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

22 December 2025
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, raportohet se është vëllai i Unikatilit

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ikën në drejtim të panjohur

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu