Liverpooli ka marrë një fitore komode 3-1 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 8 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Virgil van Dijk, me Andy Robetson që ishte asistuesi.
Për golin e 2-të të Liverpoolit u përkujdes Alex Oxlade-Chamberlain (32’), me Robetson që ishte sërish asistuesi.
Pjesa e 2-të filloi më mirë për vendasit, që arritën të ngushtonin rezultatin në 2-1 me golin e realizuar nga Odsonne Edouard në minutën e 55-të, me Jean-Philippe Mateta që ishte asistuesi.
Deri në fund, Liverpooli nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e 3-të me anë të Fabinhos (89′) që shënoi nga penalltia, përcjell Telegrafi.
Pas javës së 23-të, Liverpooli gjendet në vendin e 2-të me 48 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të takohet me Leicesterin.