Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rikthimit në funksion të bllokut B2, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinajt, lajm i ditës do të ishte nëse do to thuhej se “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”.
Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur.Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan’’, ka shkruar tutje Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B!
Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok.
Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…
Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan…
Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje.
Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat./InLajmi/