Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke quajtur qeveri të paaftë pasi që sipas tij humbja e qytetarëve po iu duket fitore, përcjell InLajmi.
Nga kjo gjendje e krijuar po dëmtohen qytetarët qeveria po i vendos në sfida qytetarët, krejt si pasoj e paaftësisë për ta menaxhuar punën e kjo qeverisje është shprehu Gashi.
Sipas tij problemet nuk po shkojnë duke u pakësuar por çdoherë po shtohet një tjetër, dhe prapë faji hidhet drejtë qytetarëve e vetën e mendojnë sikur kanë arritur sukses.
Postimi i plotë i tij:
Paaftësia qeverisëse; humbjet e qytetarëve i promovon si fitore, gjersa feston në emër të suksesit imagjinar.
Edhe një javë shtesë me rezultat të dobët. Nga paaftësia qeverisëse po sfidohet dhe dëmtohet mirëqenia e qytetarëve, ndërsa hallet e problemet e tyre vetëm sa shtohen përditë e më shumë.
Paaftësia qeverisëse, zgjidhjet e problemeve i ka të thjeshta “Shto një problem për të shuar një tjetër”. Kjo terapi politike e ka origjinën te qeveritë e paafta dhe popullsite, të cilat nuk ndalen me kaq, ngase fillojnë një fushatë të egër arsyetuese dhe fajësuese ndaj të gjithëve. Në shumë raste i fajësojnë edhe qytetarët. E pastaj vazhdojnë me propagandën e suksesit imagjinar, duke i mohuar të vërtetat e prekshme dhe të dëmshme, të jetueshme dhe reale. Kulmin e padrejtësisë e arrijnë kur humbjet e qytetarëve i promovojnë si fitore, gjersa festojnë në emër të suksesit imagjinar. E papranueshme. Krejt e padrejtë.
Sepse, nuk mund t’i thuash qytetarëve: urime për rritjen e çmimeve.
Apo, gëzohuni se tash e tutje do të keni mundësi të blini e të ushqeheni më pak.
Nuk mund t’i thuash qytetarëve: vlerësoni pozitivisht faktin që do ta paguani faturën e energjisë elektrike për 300% më shtrenjtë.
Apo, vlerësoni pozitivisht faktin se do të ngroheni më pak e do ta paguani më shumë, ndërsa ju prodhues do të punoni më pak ose aspak.
Nuk mund t’i thuash qytetarëve; përgëzime se po thyejmë rekord të zi me numër të të infektuarve. Nuk bën. Nuk duhet. Është keq.
Përfundimisht, çdo ditë e më shumë po dëshmohet se, LDK – partia e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, është adresa e vetme dhe adekuate për zhvillimin e shtetit tonë të dashur. /InLajmi/