Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin mes 2 shteteve Ukrainës dhe Rusisë, duke shprehur përkrahjen për Ukrainën, përcjell InLajmi.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë qëndron me Ukrainën”, shkruan kjo ambasadë, përmes një postimi në twitter.
Përndryshe edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur se Kosova qëndron krah Ukrainës rreth konfliktit që mund të ndodhë në mes të këtyre 2 shteteve.
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani,
Rikujtojmë se Ukraina cdo ditë e më shumë është duke u kërcënuar nga një pushtim i mundshëm nga Rusia. /InLajmi/
https://twitter.com/USEmbPristina/status/1485194547063894026?cxt=HHwWlMC5gcukvJwpAAAA
