Aeroporti i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të udhëtojnë jashtë vendit, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se të gjithë ata që do të udhëtojnë në vendet si Zvicra, Gjermania, Norvegjia, Anglia, Turqia, Austri ose Belgjika, duhet të paraqiten në sportel për të plotësuar disa formularë.
E këta formularë mund t’i gjeni në faqen e aeroportit të cekur më poshtë nga faqja zyrtare e tyre.
Ndërkaq për çdo informatë shtesë dhe për rregullat e udhëtimit, nga aeroporti lusin qytetarët që t’iu referohen webfaqeve të ambasadave në Kosovë.
Njoftimi i plotë nga Aeroporti i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’:
Njoftim i rëndësishëm !!!
Lusim të gjithë udhëtarët, që para paraqitjes në ANP ‘Adem Jashari’ të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë. Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.
Këta formularë,mund t’i gjeni në web faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe poashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit.
Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, ju lusim që t’i referoheni ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë.
Për hyrje në Republikën e Kosovës ju lusim që t’i referoheni vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.