Caludio Ranieri është afër shkarkimit nga Watfordi, vetëm 3 muaj që iu bashkua klubit.
Skuadra po rrezikon që të bije në Championship dhe në 5 takimet e fundit ka katër humbja dhe një barazim.
Forma e dobët ka bërë që Watfordi ta mendojë shkarkimin e tij në këtë periudhë të shkurtër, pasi kanë arritur që pas 20 xhirosh të luajtura, t’i marrin vetëm 14 pikë.
Ranieri është duke shpresuar në ndonjë transferim në këtë muaj dhe të ndryshojë situatën në skuadër, pasi me lojtarët që ka në dispozicion, gjendja është e pandryshuar.
Watfordi do të pres rezultatin e ndeshjes së ardhshme, e që është ndaj Burnleyt dhe në rast të disfatës, ta shkarkojnë italianin, transmeton Telegrafi.
Ish-strategu i Leicesterit, me të cilën edhe u bë kampion vështirë se mund t’i kthejë gjërat në favor të tij dhe me gjasë do të shkarkohet.