Pas reshjeve të borës në vendin tonë, Policia e Kosovës, ka dalë me një apel ndaj qytetarëve për kujdes gjatë vozitjes dhe pjesëmarrjes në trafik, përcjell InLajmi.
Kjo për shkak se nëse ka kujdes në trafik, do të ketë rezultate në shmangien e aksidenteve.
“Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet tutje në njoftim
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Apel për kujdes gjatë vozitjes dhe pjesëmarrjes në trafik
Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndermerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e sigurisë në trafik./InLajmi/