Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të 2-të të forcave serbe ndaj familjes Jashari, raporton InLajmi.
Kurti tha se janë bërë 24 vjet kur forca të shumta të Serbisë, ia mësyjnë kullës së Jasharajve, dhe i plagosën disa familjarë.
“Janë bërë 24 vjet kur forca të shumta të Serbisë, ia mësyjnë kullës së Jasharajve, dhe i plagosën disa familjarë. Pra para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur luftë në këtë kullë, dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar që këtë objekt të historisë së Kosovës, ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme e njëkohësisht të dhimbshme”
Kryeministri Kurti zotoi se nuk do ta lejojë që kjo kullë të shkatërrohet.
“Erdhëm që të bëjmë homazhe dhe njëkohësisht që të shikojmë ndërhyrjet në kullën e Jasharajve, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet e të mbrohet. ”, ka thënë Kurti. /InLajmi/