Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i cili vjen nga radhët e BDI-së, Ilir Hasani ka reaguar në lidhje me masat e reja për hyrje në Kosovë.
Sipas Hasanit, kufizimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, epidemiologjikisht s’ka asnjëfarë peshe për momentin dhe se situata epidemologjike në 2 vendet është gati e njëjtë, përcjell Arbresh.info.
“Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, shruan Hasani.





















