Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë publike të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga një tetori 2021, përcjell InLajmi
Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar që të publikohen edhe emrat e të gjitha kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.
Kryetari i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria që derisa përmend bojlerët e lopatat le të merret vet me këto, pasi qytetarit nuk i intereson kjo. Tutje ai ka ritheksuar se partia e qe e udhëheq ai kërkon llogaridhënie për paranë publike.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021.
Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime.
Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.
E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj.
E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson.
Duam llogaridhënie për paranë publike.
RH/InLajmi/