Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë thirrje sa duhet sa i përket thirrjes për vaksinim të të gjitha moshave, raporton InLajmi.
“Është thirrje e vonuar sepse Omicron është përhapur me të madhe, derisa ka ngjashmëri shumë të madhe me gripin sezonal. Ka munguar thirrja për vaksinim të ët gjitha dozave dhe moshave, por edhe për gripin sezonal. Herë pas herë kemi tërhequr vërejtjen se kjo qeveri po hesht karshi këtij armiku të padukshëm”,ka thënë Zemaj.
Ndërsa sipas tij nëse edhe njëherë Qeveria Kurti mendon ta izolojë Kosovën , si masë kundër koronavirusit atëherë më mirë le të jep dorëheqje.
“Që 3 muaj kemi mos menaxhim të duhur të pandemisë. Nëse shkojmë drejt një izolimi ma mirë të jep Qeveria dorëheqje, pra të largohet dhe të vijnë njerëz kompetentë dhe të punojnë me përkushtim për jetën e qytetarëve që jetojnë në Kosovë”,tha Zemaj. /InLajmi/