Gjatë ditës së premte, gjegjësisht rreth orës 16:30, është raportuar nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në lagjen “Bregu i diellit” në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”,ka njoftuar Ahmeti.
Më tej sipas zëdhënëses Ahmeti aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin ./InLajmi/