Gjermania shënoi një rekord prej 140.160 rastesh të reja me koronavirus të premten, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, i cili paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë.
Sipas tij, kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, gjatë një diskutimi me drejtuesit e Qeverisë gjermane
Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600.000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.
Ministri Lauterbach tha, gjithashtu, se ai pret që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale, të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.
Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga koronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raportoi 92.223 raste me të infektuar në ditë, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters.
Rreth 73% e popullsisë në Gjermani është imunizuar dhe 49% kanë marrë vaksinat përforcuese, raporton Instituti për sëmundjet infektive “Robert Koch”, përcjell REL
Të hënën, udhëheqësit federalë dhe shtetërorë në Gjermani do të diskutojnë për masat për të frenuar rritjen masive të rasteve me koronavirus.