Kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama ka lavdëruar kontributin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, duke qenë se është 16-vjetori i vdekjes së Rugovës dhe sot është kujtuar jeta dhe vepra e tij, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë se Rugova do të mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrat tona.
Kryetari i Prishtinës, ka thënë se i përulemi gjithmonë jetës dhe veprës së ish-presidentit, duke e cilësuar si lider të lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë.
Postimi i plotë i tij:
Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!
Sot kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, intelektualin, akademikun dhe kritikun letrar. I përulemi përgjithmonë jetës dhe veprës së tij, si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lëvizjes për çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës. /InLajmi/