Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për masat e reja kundër koronavirusit, për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19, përcjell InLajmi.
Sa i përket kufizimit të lëvizjes, sipas shqyrtimit të Qeverisë, do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri më tani fillonte nga ora 00:00-05:00.
Për të hyrë në Republikën e Kosovës, secili person duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19.
Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë 2 doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej 7 ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës./InLajmi/