Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet këtë të premte lidhur me Ratifikimin e marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtarë për zhvillim lidhur me projektin e reformës së ndihmës sociale në Kosovë tha se vendi ka të hyra të mjaftueshme për këto raste, raporton InLajmi.
“Çfarë shteti jemi ne që nga të hyrat që mbledhim të paguajmë mjete për rastet sociale, pagat për të funksionuar një shtet normal. Nëse e sheh historinë dhe përvojat e vendeve tjera, si Palestina apo të tjera të tjera vende që kanë vështirësi në krijimin e institucioneve marrin kredi e lëre me shtetet që janë më të zhvilluara”,ka bërë me dije Hoti.
Tutje Hoti ka deklaruar se zakonisht kreditë si kjo prej 47 milionë euro, merren për projekte të mëdha, si ta zëmë projekte për energjetikë.
“Kemi të hyra të mjaftueshme. Nëse s’kemi një miliard euro për projekte të infrastrukturës, kemi mjete të mjaftueshme për skemat. Nuk duhet të kemi as tash problem e as kohë tjetër. Nuk e mbështesim këtë projekt”,tha më tej Hoti. /InLajmi/