Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar A.M mashkull i moshës 34 vjeçare, i cili ditën e premte kishte sulmuar fizikisht një të moshuar në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Tutje thuhet se i lënduari po trajtohet nga stafi mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje dhe është nisur procedurë hetimore lidhur me rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohet personi i dyshuar për sulm fizik në rrugën “C” Prishtinë
Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Personi i dyshuar:
A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast. /InLajmi/