Në mungesë të deputetëve të komuniteteve, ka dështuar të procedohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, raporton InLajmi.
“Më duket po i rikthehemi për herë të 3 këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Ligjin festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, ky ligj e kërkon për shkak të Kushtetutës një trajtim specifik edhe duke qenë se komunitetet tjera nuk janë në sallë, atëherë nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj”,ka thënë i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa Arben Gashi nga LDK pati një propozim lidhur me këtë Projektligj.
“Të hiqet fare nga rendi i ditës dhe le të mbetet kurdo që krijohen kushtet në kryesi. Sepse në kryesi pak a shumë janë të përfaqësuara krejt grupet politike dhe grupet etnike dhe nëse jepen pëlqimin atëherë le të kalojë. Përndryshe të mos e përsëritëm më në kuvend”,propozoi Gashi./InLajmi/