Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me 75 vota për ka dështuar të miratohet marrëveshja ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vendin tonë, raporton InLajmi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vlera totale e këtij projekti pritet të kap një vlerë prej 47 milionë euro duke theksuar se kjo do ti mundësojë Qeverisë të përmirësoj efikasitetin.
“Vlera totale e projektit prite të kap shumën deri në 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtë familjeve në nevojë. Si dhe avancimin e integruar të familjeve me asistencë sociale në mënyrë që të krijohen mundësia që të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raste të ngjashme sikur kishim tash në krizën e pandemisë”, tha ai.
Ndërkaq deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja, ka thënë se si grup parlamentar ata e mbështesim këtë projektligj.
“Ne si grup parlamentar e mbështesim këtë projektligj për arsye se ky projektligj tenton të përmirësojë barazinë dhe rrjetin e sigurisë sociale. Disa prej kompontentave që i ka ky projektligj janë me interes programor dhe avancimin e shanseve të barabarta, por edhe të njëjtën kohë barazi sociale”, deklaroi ai.
Përveq LVV-së, mbështetje ka ofruar edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Mërgim Lushtaku.
“E shohim të nevojshme të këtë një mbështetje, megjithëse ka mundësi që të ardhmen të ketë përmirësime që i kemi kërkuar edhe në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere”, tha ai.
Ndërsa sa i përket AAK-së, kanë kërkuar të dijnë qëllimin e kësaj reforme dhe synimin parësor të saj.
“Në krejt këtë proces ajo që ne si grup parlamentar e kemi rendësi është që skemat sociale për shtetin e Kosovës është barra më e madhe në raport me harxhimin dhe efektin që duhet të analizojmë. Nëse flasim për reformë, pyetja shtrohet se cili është synimi parësor i saj ? A është zgjerimi i skemës sociale, a është të ngushtohet, a do të ketë një riorganizim të atyre që janë të skemë sociale”, shtoi ai.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se deri më tani nuk ka ndodhur që të meret kredi për pagesën e skemave politike.
“Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndoshta prej viti 2008 e këndej nuk ka ndodhur që qeveria të marrë kredi për të paguar pagat ose skemat e ndryshme sociale dhe pensione. Në fund të fundit çfarë shteti jemi ne që me të hyrat që mbledhim të paguajmë skemat sociale edhe shpenzimet elementare në shëndetësi, arsim dhe pagat që të funksionojë një shtet normal. Nëse e sheh historinë edhe përvojën e vendeve të tjera vetëm Palestina, Sahara Perëndimor, pra vetëm disa prej vendeve që kanë vështirësi konsolidimin e institucioneve të tyre marrin kredi të tilla. Por jo vende siç është Kosova”, tha ai./InLajmi/
 
 
 
  
 















