Ditët e fundit në Mal të Zi janë angazhuar protesta kundër zëvendës kryeministrit, Dritan Abazoviç, qytetare të shumtë po shihen rrugëve të këtij vendi, përcjell InLajmi.
Se fundmi për këtë ka reaguar kryetar i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ku ky i fundit i ka dal në ndihmë zëvendës kryeministrit, Dritan Abazoviç.
Nimanbegu ka dënuar fjalët ofenduese të cilat po shkojnë në drejtim të Abazoviçit, ai ka quajtur akuza të pa baza që zëvendës ministri po akuzohet për tradhti.
Postimi i plotë i tij:
Denojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar, zv.kryeministrit Dritan Abazović me baze nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim të gjithë popullit tonë.

Ftojmë në maturi politike dhe njerzore të gjithë akterët politikë. Ftesat për protesta dhe akuzat për tradhëti janë të papërgjegjëshme dhe manipulim të qytetarëve.
Vetëm me dijalog mund që të delet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizimit politikë nga ana e përfaqësuseve politikë të subjektve qeveritare aktuale. /InLajmi/