• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 13 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Miratohet në OKB rezoluta që dënon mohimin e Holokaustit

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
21 January 2022
në Bota
0 0
0
Miratohet në OKB rezoluta që dënon mohimin e Holokaustit
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”.

Organizata botërore prej 193 anëtarësh e miratoi rezolutën me konsensus, pa votim, dhe me një goditje “çekani” nga presidenti i Asamblesë, Abdulla Shahid, i cili u takua me një grup të mbijetuarish të Holokaustit para mbledhjes së asamblesë. Armiku numër 1 i Izraelit, Irani, “u distancua” nga rezoluta.

Ambasadorët e Izraelit dhe Gjermanisë, të cilët e mbështetën fuqimisht rezolutën, theksuan rëndësinë e miratimit të saj më 20 janar, që është 80-vjetori i Konferencës së Wannsees, ku udhëheqësit nazistë bashkërenduan planet për të ashtuquajturën “Zgjidhja përfundimtare e çështjes së hebrenjve”, në një vilë në brigjet e liqenit Wannsee të Berlinit në vitin 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rezultat i asaj konference ishte krijimi i kampeve naziste të vdekjes dhe vrasja e afro 6 milionë hebrenjve, që përbënin 1/3 e popullit hebre. Përveç kësaj, sipas rezolutës, u vranë miliona njerëz të kombësive të tjera, pjesëtarë të pakicave dhe grupeve të shënjestëruara.

“Tani jetojmë në një epokë në të cilën trillimi po bëhet fakt dhe Holokausti po bëhet një kujtim i largët”, i tha asamblesë ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, duke kërkuar mbështetje për rezolutën.

Ambasadori Erdan, nip i të mbijetuarve të Holokaustit, tha se rezoluta ruan kujtimin e 6 milionë viktimave dhe angazhohet për t’u siguruar që shtrembërimi dhe mohimi i Holokaustit, “nuk do të tolerohet më”.

Ai tha se platformat e mediave sociale, përfshirë rrjetet Facebook, Twitter dhe You Tube, po përhapin “pandeminë e shtrembërimeve dhe gënjeshtrave” në lidhje me Holokaustin.

“Gjigantët e mediave sociale nuk mund të qëndrojnë më të vetëkënaqur me urrejtjen e përhapur në platformat e tyre” dhe duhet të ndërmarrin veprime tani”, tha ambasadori izraelit.

Rezoluta lavdëron vendet që kanë ruajtur kampet naziste të vdekjes dhe u kërkon 193 vendeve anëtare të OKB-së

“të zhvillojnë programe arsimore që do t’i mësojnë brezat e ardhshëm për Holokaustin, për të ndihmuar parandalimin e akteve të gjenocidit në të ardhmen”.

Rezoluta kërkon nga OKB-ja dhe agjencitë e saj, që të vazhdojnë zhvillimin dhe zbatimin e programeve që synojnë të kundërshtojnë mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit dhe të mobilizojnë shoqërinë civile dhe të tjerët, për të ofruar fakte rreth tij.

Aktualisht, OKB-ja ka një program informimi mbi Holokaustin dhe Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka një program për edukimin mbi Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mirëpritën rezolutën nëpërmjet një deklarate të përbashkët, duke shprehur shqetësimin e jashtëzakonshëm për “rritjen dramatike të mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit”. Ata thanë se dukuria e krahasimit të mosmarrëveshjeve aktuale politike me Holokaustin është “thellësisht shqetësues” dhe “një shtrembërim i historisë”, si dhe padrejtësi ndaj viktimave të Holokaustit.

Irani akuzoi Izraelin se është “i vetmi regjim i aparteidit në botë”, ideologjia e të cilit bazohet në 2 shtytësit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, “racizmin dhe ekspansionizmin”. Në një deklaratë të lexuar nga një diplomat i ri, Irani akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të “shfrytëzojë vuajtjet e popullit hebre në të kaluarën, si mbulesë për krimet që ka kryer gjatë shtatë dekadave të fundit kundër vendeve të rajonit, përfshirë të gjithë fqinjët e tij, pa përjashtim”.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por pasqyrojnë opinionin global, shkruan VOA.

Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme caktoi 27 janarin, ditën kur kampi i përqendrimit në Aushvic u çlirua nga ushtria sovjetike, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Tags: GjermaniaHolokaustiIzraeliOKB-ja
Postimi i mëparshëm

Djali i Rugovës: Na mungon shumë por jemi krenar që Kosova është e pavarur nga puna e tij

Postimi tjetër

Berisha: Rama,”argati” i Vuçiçit nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
Berisha: Rama,”argati” i Vuçiçit nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Berisha: Rama,”argati” i Vuçiçit nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Lajmet e fundit

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

12 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu