Në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar edhe 2.071 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, janë shënuar edhe 11 viktima, derisa numri i të shëruarve është 1.450, shkruan Alsat.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 252 mijë e 947 raste pozitive, janë shëruar 225 mijë e 56 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 177 njerëz si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 19 mijë e 714 raste aktive.