Leonardo Gashi, këngëtari i cili me këngët e tij ka bë për vete numër të madh të fansave së fundmi ka publikuar këngën e re “Fustani”, shkruan InLajmi.
Leo i cili jeton dhe vepron në Gjermani, pothuajse krejt këngët e tij i ka pasur në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Për Gazetën InLajmi ka deklaruar se kënga e tij më e re “Fustani” është mirëpritur mjaftë mirë, ndërsa ka treguar edhe disa detaje lidhur me këtë këngë.
“Ideja për këtë këngë ka ardhur krejt rastësisht, teksa kam qenë në studion e muzikës. Kam menduar për këtë fillim vit, të jetë një këngë ritmike, për krejt fansat e mijë, sidomos për rinin që frekuentojnë diskot”,tha Leo.
Ndryshe, disa nga këngët e Leos që janë pëlqyer mjaftë shumë janë, “Kuku”, “Mi Amor”, “Hayatim”, “Habibi” e të tjera./InLajmi/