Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me të parin e Qeverisë, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të presidentit të ndjerë,Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes, raporton InLajmi.
Kurti tha se Rugova para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar paqësorë edhe i qetë, racional dhe humanist.
“Rugova dha kontribut tejet të madh në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore. Sivjet kur ne e shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij në të njëjtën kohë, vit, ndodhemi kur do ta shënojmë 30 vjetorin si president i lirë”,tha Kurti./InLajmi/