Policia e Kosovëa, ka bërë të ditur se ka konfiskuar sërish një numër të madh të aparaturave për prodhim të kriptovalutave, në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Në vazhdimësi policia ka qenë në kontrollë të konfiskimit të kriptovalutave, kjo pasi në vendin tonë është ndaluar prodhimi i tyre.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutave
Prishtinë, 21 janar 2022 – Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.
Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarë doganor kanë proceduar më tej me rastin./InLajmi/