Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, përsëri ka reaguar në lidhje me masat e fundit anti-Covid, të vendosura nga Qeveria e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka theksuar se si sektor vazhdimisht nuk janë pajtuar me vendimet dhe qasjen e Qeverisë së Kosovës, qasje të cilën nuk e kanë kuptuar as ata, por as edhe shumica e qytetarëve.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve tregon qe ka marrë ofendime, përqeshje e shantazhime e kërcënime nga siç i quan ai “pseudo-militanët”, mirëpo tash që edhe populli e ka kuptuar këtë qasje të qeveritarëve dhe po shprehin pakënaqësi ai shpreson se ata do të kthjellen dhe gjendja do të ndryshojë.
Kllokoqi në fund thotë se vetëm bashkë mund t’ia dalim.
Postimi i plotë i tij:
Tash e disa kohe shkrujme per problemet qe si sektor i hasim ne pergjithesi dhe vecanerisht per qasjen e Qeverise. Qasja kjo te cilen shumica prej neve nuk po mujna me kuptu kurqysh.
Ka pas raste ku personalisht kom mar ofendime, perqeshje, shantazhime dhe kercenime prej pseudo militantave qe bashkepartiakeve ja u bojne rrafsh duke ja rreh krahet. Nashta me kete reagim e pakenaqesi te qytetareve po mbledhin mend e po kthjellen se qishtu nuk bon definitivisht.
KOSOVË, TË DOJMË E VEÇ BASHKË MUJNA ME JA DAL. /InLajmi/