• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hovenier: Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve, janë mrekulli

J G nga J G
21 January 2022
në Kosovë
0 0
0
Hovenier: Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve, janë mrekulli
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehet falënderues ndaj presidentit Joe Biden për besimin për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë, përcjell InLajmi.

Hovenier ka thënë se edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës.

‘’Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj’’, ka thënë Hovenier përmes një videomesazhi.

Deklarata e plotë i tij:

Njoftohuni me Jeff Hovenier, ambasadorin e ri të SHBA-së në Republikën e Kosovës!

Përshëndetje! Unë jam Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë /Unë sapo kam ardhur në Prishtinë dhe së shpejti do të më bashkohet edhe gruaja ime Laura..

Jam i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken ma kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet 2 vendeve tona.

Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua. Gjatë dekadave të fundit, së bashku me kolegët e mi, kam pasur nderin që në funksione të ndryshme të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Në shumë mënyra, unë mishëroj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave ndaj juve dhe vendit tuaj.

Në vitin 1999, përderisa po punoja në misionin e SHBA-së në OSBE, shërbeva si pjesëtar i delegacionit amerikan në procesin e Rambujesë.

Gjithashtu, në vitin 2006, kam qenë në ekipin e OKB-së, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Marti Ahtisari, që ishte përgjegjës për negociatat për status.

Më vonë gjatë karrierës sime, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, kam punuar në politikat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë ato për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Bashkëshortja ime dhe unë, bashkë me vajzën tonë më të vogël, Julia, për herë të fundit e vizituam Prishtinën në 2018-n, përderisa Kosova po e festonte 10-vjetorin e pavarësisë.

Edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës.

Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.

Megjithatë, ende ka punë të pakryera.

Ja premtimi im para jush – duke punuar me udhëheqësit qeveritarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë popullin e Kosovës, ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të avokojmë për interesat dhe vizionin tonë të përbashkët:

Një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, me marrëdhënie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj;

Një Kosovë me institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve; dhe

Një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban në vend talentin inovativ.

Më lejoni t’ju flas pak për veten time. Me origjinë jam nga Bellingam, Uashington në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Bashkëshortja ime, Laura, është nga Merilendi në Bregun Lindor.

Si familje diplomatësh, i kemi rritur katër fëmijët tanë: Helen, Peter, Megan dhe Julia nëpër tërë botën dhe kemi pasur nderin të jetojmë në shumë vende të jashtëzakonshme dhe mikpritëse: Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Austri dhe natyrisht, në Uashington D.C.

Edhe pse fëmijët tanë tashmë janë të rritur dhe të zënë duke krijuar familje e duke ndërtuar karrierë, e gjithë familja ime, përfshirë edhe 6, e së shpejti 7 nipërit e mbesat, vazhdon të krijojë kujtime që i ndajmë së bashku. Këto përvoja na mbajnë bashkë, madje edhe kur oqeanet na ndajnë.

Në të gjitha vendet ku kemi jetuar, kujtimet tona më të gjalla nuk janë për politikën apo politikat, por për lidhjet që i kemi vënë, për vendet që i kemi hulumtuar, traditat e reja që i kemi përqafuar dhe mozaikun e ndjenjave, muzikës, ngjyrave dhe shijeve që i kemi shijuar.

Laura dhe unë jemi tepër të lumtur që Kosova do të bëhet shtëpia jonë dhe mirëpresim mundësitë që të eksplorojmë bukurinë e pasur natyrore të saj, të përqafojmë mikpritjen tuaj të ngrohtë, të mësojmë më shumë për traditat dhe kulturat e ndryshme, të shkëmbejmë muzikë dhe ta shijojmë ushqimin e mrekullueshëm.

Ju faleminderit që na keni mirëpritur në shtëpinë tonë të re. Faleminderit shumë!./InLajmi/

Tags: Anthony BlinkenJeffrey HovenierOKBSHBA
Postimi i mëparshëm

Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti

Postimi tjetër

Ahmeti e ka një kërkesë për ministrin Murati

Të ngjajshme Postime

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
“Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij…
Kosovë

“Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij…

24 September 2025
Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës
Kosovë

Krasniqi: Afrimi mbetet testament i guximit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

24 September 2025
“Punuam bashkë deri në momentin e fundit”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga kolegu i tij polic
Kosovë

“Punuam bashkë deri në momentin e fundit”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga kolegu i tij polic

24 September 2025
Haradinaj në dy vjetorin e vdekjes së heroit Afrim Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të paqes
Kosovë

Haradinaj në dy vjetorin e vdekjes së heroit Afrim Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të paqes

24 September 2025
Postimi tjetër
Ahmeti e ka një kërkesë për ministrin Murati

Ahmeti e ka një kërkesë për ministrin Murati

Lajmet e fundit

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Rama: Presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi

Rama: Presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi

24 September 2025
Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

24 September 2025
Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen

Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen

24 September 2025
“Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij…

“Më mungon përqafimi yt”, Afrim Bunjaku kujtohet me dhimbje nga vajza e tij…

24 September 2025
Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu