Nga data 23 janar 2022 Kosova konsiderohet zonë me rrezikshmëri të lartë.
Duhet theksuar se për të hyrë në Gjermani ju kërkohet dëshmia e vaksinimit me 2 doza kundër koronavirusit apo dëshmia e testit negativ.
Përpara se të hyni në Gjermani, duhet të regjistroheni në këtë faqe online: www.einreiseanmeldung.de.
Një konfirmim elektronik apo të printuar që jeni regjistruar duhet ta keni me vete gjatë udhëtimit.
Personat që e kanë vetëm dëshminë e testit negativ, pas hyrjes në Gjermani duhet të karantinohen për 10 ditë.

Prej këtij rregulli lirohen personat me vaksinim të plotë.
Karantina mund të përfundojë më herët nëse pas 5 ditësh testoheni dhe rezultoni negativ, njofton albinfo.ch.
Për fëmijët nën 6 vjeç, karantina përfundon 5 ditë pas hyrjes.