Shëndeti i lëkurës së fytyrës është A dhe Z për një pamje rrezatuese. Pikat e zeza janë një ndër shqetësimet më të mëdha të cilat prishin lehtësisht imazhin tonë.
Por çfarë duhet të bëjmë kur kemi shumë pika të zeza?
-Përzieni sodën e bukës me ujë derisa të bëhet një masë kremoze dhe aplikojeni në fytyrë si maskë.
– Aplikoni maska me argjilë apo edhe të bëra tërësisht prej balte
– Konsultohuni me dermatologun tuaj për përdorimin e produkteve kozmetike që përmbajnë retinoide.
– Përdorni pastrues që përmbajnë acid salicilik dhe glikolik, pasi shtrëngojnë poret dhe heqin qelizat e vdekura, shkruan Reporteri.net.
– Mos u përpiqni t’i shtypni pikat e zeza. Mund të duket një zgjidhje por rezultatet janë vetëm të përkohshme dhe në planin afatgjatë, e përkeqësojnë problemin.