• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi, Weber: Jam mjaft skeptik dhe nuk besoj se do të kenë sukses

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
21 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Dialogu Kosovë-Serbi, Weber: Jam mjaft skeptik dhe nuk besoj se do të kenë sukses
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zhbllokimi i perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian është parakusht për ringjalljen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, thotë Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin.

Sipas tij, ky zhbllokim duhet të ndodhë, ndërmjet Qeverisë gjermane dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Pa plotësimin e parakushteve, ai shprehet mjaft skeptik se të dërguarit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, mund të rinisin një dialog serioz Kosovë-Serbi.

Raportet e tensionuara ndërmjet të 2 vendeve, sipas tij, më shumë i konvenojnë Serbisë, ndërkaq palën e Kosovës e sheh në një pozicion politik shumë më parimor ndaj negociatave.

“Në përgjithësi, unë këtë e shoh si përpjekje për të ngjallur negociatat, të cilat nuk kanë lëvizur nga pika e ngecjes që nga viti i kaluar, pavarësisht ardhjes në pushtet të administratës së (presidentit të SHBA-së, Joe) Bidenit.Por, jam mjaft skeptik dhe nuk besoj se do të kenë sukses. Kemi parë vitin e kaluar që angazhimi i forcuar nuk është se sjellë rezultate. Ndërkaq, këtë vit, kam frikë se e kemi situatën e njëjtë”, tha ai

“Mungojnë parakushtet e caktuara që të arrihet deri te diçka serioze, që është e nevojshme tash e disa vjet dhe që është rinisja më në fund e bisedimeve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Janë të paktën 2 parakushte. Së pari duhet të arrihet deri te zhbllokimi i perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse ky është parakusht i rëndësishëm që BE-ja të ketë fare ndikim në Serbinë, në kuptimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila – siç e kanë të gjithë të qartë – duhet të përmbajë më në fund edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, është shprehu ai për Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, sipas tij, parakushti i 2, ku ende nuk kemi arritur, ka të bëjë me këtë zhbllokim, i cili duhet të ndodhë, ndërmjet Qeverisë gjermane, e cila angazhohet për ringjalljen e politikës së zgjerimit dhe presidentit francez, (Emmanuel) Macron, i cili ka qenë frenuesi më i madh i perspektivës së anëtarësimit.

Kur ky parakusht të përmbushet, atëherë duhet të arrihet deri te diçka e ngjashme, të cilën zoti Lajçak dhe Escobar po përpiqen ta bëjnë në fund të këtij muaji. Ky është një lloj rifillimi (i bisedimeve), por unë mendoj që ky rifillim do të duhej të vinte nga niveli më i lartë i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, gjegjësisht, gjithsesi nga Berlini dhe Uashingtoni.

“Se a do të jetë kjo në nivelin e presidentëve dhe kancelarit apo mbase është e mjaftueshme në nivelin e ministrave të punëve të jashtme, kjo çështje është më pak e rëndësishme. Por, gjithsesi kjo do të duhej të bëhej në nivelin e lartë.Pra, si konkludim, këto vizita të paralajmëruara unë i shoh si tentim të lëvizjes së dialogut nga pika e ngecjes, dialog ky i cili nuk çoi askund as vitin e kaluar, por që nuk po shoh se ka parakushte këtu për ndonjë fryt”,u shpreh ai.

Weber thotë se është e qartë nga ana e presidentit Vuçiq në Beogradit se në gjysmë-dekadën e fundit përjetoi të shkonte shumë larg, ndonëse parvjet nuk arriti që në fund të shtyjë idenë e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve, gjë që ishte në kundërshtim me frymën, parimet dhe qëllimet e dialogut politik.

“Ai e ka parë që aktualisht nuk ekziston presioni politik nga Perëndimi që të vazhdohet aty ku dialogu kishte nisur fillimisht dhe aty ku që nga fillimi e kishte të qartë se duhet të përfundojë, pra, me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe pranimin e realitetit që Kosova është e pavarur, se ajo nuk do të kthehet në kuadrin e Serbisë e deri te pranimi formal i Kosovës. Kështu që, atij i konvenon që të vazhdojë ta zvarrisë zgjidhjen”,ka thënë ai.

“Sa i përket përket kryeminisrit Kurti dhe Prishtinës, në të njëjtën mënyrë ata kanë përjetuar atë negativitetin e ish-drejtuesve të bisedimeve nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, në episodin e shkëmbimit të territoreve dhe tashmë janë më të kujdesshëm dhe dëshirojnë të kenë sinjale të qarta se do të ketë negociata serioze dhe se pikërisht ata do të tregohen serioz lidhur me çështjen e statusit të Kosovës”,thotë Weber.

Weber shtoi se diçka e tillë, gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur dhe madje nuk ka pasur as gjatë vitit të kaluar, fatkeqësisht, në njërën anë për shkak të hyrjes në pushtet dhe lëvizjes së politikës nga ana e administratës së Bidenit dhe, në anën vjetër, për shkak të pasivitetit të Bashkimit Evropian që ndërlidhet me largimin e Qeverisë së (kancelares gjermane Angela) Merkelit.

“Pra, derisa të zgjasë kjo, derisa të mos qartësohet situata dhe të mos e shohim rifillimin e dialogut, është e qartë që pala e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës do të të tërhiqet në pozicionet e saj parimore – madje aty ka edhe disa elemente të pozicioneve dogmatike – dhe do të insistojë në sovranitetin e Kosovës.

Po ashtu, do të ndërmarrë disa veprime të njëanshme, siç i kemi parë në rastin e targave ose siç po e shohim këto ditë lidhur me rregullimin e çështjes së pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje (të Serbisë), në kuptimin se a do të jetë sikurse me referendumin që u mbajt javën e kaluar apo do të ketë mbajtje të zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në prill”,thotë ai.

Tags: Bashkimi EvropianBodo WeberGabriel Escobar
Postimi i mëparshëm

Konfiskohet një numër i madh i aparateve për prodhim të kriptovalutave në Prishtinë

Postimi tjetër

BE: Do të rikthejmë prezencën ‘’minimale’’ në Afganistan

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
BE: Do të rikthejmë prezencën ‘’minimale’’ në Afganistan

BE: Do të rikthejmë prezencën ‘’minimale’’ në Afganistan

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu