• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 24 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pas homazheve, Abdixhiku viziton familjen Rugova

J G nga J G
21 January 2022
në Kosovë
0 0
0
Pas homazheve, Abdixhiku viziton familjen Rugova
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas homazheve të tij tek varri i Ish-presidentit Presidentit Ibrahim Rugova, ka vazhduar vizitën e tij tek familja Rugova, përcjell InLajmi.

Abdixhiku ka folur për jetën dhe sakrificën e Ibrahim Rugovës, duke thënë se rruga e jetës së tij ishte një shëmbëlltyrë e nagazhimit dhe veprimtarisë së tij politike e atdhetare.

‘’Vepra e paarritshme e Presidentit Rugova mbetet vula identitare e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u rreshtua drejt vlerave perëndimore në momentet më të vështira, ndërtoj kohezion brenda e aleanca të pathyeshme jashtë; udhëhoqi nëpër kohë të paqarta, dhe tregoi me bindje rrugën përpara. Trashëgimia e tij politike e atdhetare është orientim dhe projeksion i ndërtimit të një shoqërie ku kultivohen të drejtat fundamentale për një shoqëri moderne. Kjo trashëgimi e tij, vazhdon të jetë udhërrëfyese edhe për gjeneratën e sotme e të ardhme. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO dhe në BE, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, është e udhërrëfim për ne’’, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Në janarin e acartë, më të acartin ndonjëherë, iku në amshim arkitekti i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, prijësi historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Më 21 janar të vitit 2006, as moti skajshmërisht i ftohtë, nuk i ndaloi qytetarët e shumtë, gra e burra, të rinj e të reja, të marrin rrugën drejt sheshit të kryeqytetit e drejt Kuvendit të Kosovës, për t’i shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e fundit Presidentit të tyre. Ishte kjo lidhja e pathyer që Ibrahim Rugova kishte krijuar me popullin e tij; lidhje e nisur nga viti 1989 kur u krijua formacioni politik, demokratik e pavarësist i Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga aty, deri në amshim, Ibrahim Rugova mbeti prijës i popullit të Kosovës.

Ai u lind dhe u rrit nga një familje me vlera të larta patriotike dhe atdhetare. Rugova u rrit pa kujdesin e babait, pasi që pushtuesi serb ia kishte pushkatuar atë, por ai nuk kultivoi ndjenjën e urrejtjes dhe hakmarrjes. Formimi i tij njerëzor e letrar ishte paqësor, nuk konsiderohet rastësisht si “Gandi i Ballkanit”.

Profil i Ibrahim Rugovës dhe rruga e jetës së tij janë shëmbëlltyrë e angazhimit dhe veprimtarisë së tij letrare, politike e atdhetare. Si studiues i spikatur i letërsisë, Rugova la gjurmë të thella në ndriçimin e letërsisë së vjetër shqipe sidomos veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Puna e tij në Institutin Albanologjik ishte e përmasave ndërkombëtare, duke i sjellë lexuesit shqiptar veprat më të njohura të letërsisë botërore.

Në vitet më të vështira të represionit serb mbi popullin e Kosovës, Rugova ndërmori hapin më determinues dhe më të guximshëm të politikës dhe orientimit strategjik të Kosovës në dekadat e ardhshme. Si shkrimtar dhe përfaqësues i Lidhjes së Shkrimtarëve, ai mblodhi rreth vetës elitën intelektuale të kohës, duke themeluar lëvizjen politike, partinë e parë pluraliste jo vetëm në ish-Jugosllavi po në gjithë Evropën Juglindore, pra Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK e tij, ishte LDK e popullit. Platforma politike e tij, u bë program nacional i gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Dhe mbi këtë program nacional, u organizua dhe jeta politike, shoqërore, arsimore, shëndetësore, e sigurisë e soliditetit pa dallim – deri në liri.

Rugova udhëhoqi vendin tonë në rrugën e vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Edhe pse nuk e përjetoi aktin e shpalljes së pavarësisë, Presidenti Rugova dhe shteti i Kosovës janë sinonime, janë thjeshtë të pandashme.

Vepra e paarritshme e Presidentit Rugova mbetet vula identitare e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u rreshtua drejt vlerave perëndimore në momentet më të vështira, ndërtoj kohezion brenda e aleanca të pathyeshme jashtë; udhëhoqi nëpër kohë të paqarta, dhe tregoi me bindje rrugën përpara. Trashëgimia e tij politike e atdhetare është orientim dhe projeksion i ndërtimit të një shoqërie ku kultivohen të drejtat fundamentale për një shoqëri moderne. Kjo trashëgimi e tij, vazhdon të jetë udhërrëfyese edhe për gjeneratën e sotme e të ardhme. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO dhe në BE, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, është e udhërrëfim për ne.

Ibrahim Rugova, Ati themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe politike e historisë së Kosovës. Identifikimi me të, prandaj, paraqet vlerë; e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Ibrahim Rugova!/InLajmi/

Tags: Familja RugovaHomazheIbrahim RugovaLumir Abdixhiku
Postimi i mëparshëm

Zhvarrosen eshtrat e një 17-vjeçari që u zhduk me dhunë nga forcat serbe

Postimi tjetër

A do të protestojë edhe LDK-ja më 29 janar për energjinë elektrike?

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
A do të protestojë edhe LDK-ja më 29 janar për energjinë elektrike?

A do të protestojë edhe LDK-ja më 29 janar për energjinë elektrike?

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu