Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në lidhje me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se një gjë të tillë qytetarët e Kosovës nuk e përballojnë dot.
‘’Paga e policit e mjekut, nuk e përballon një ngritje të tillë të çmimeve të tarifave të energjisë elektrike’’, tha ai.
Tutje Tahiri tha se ne nuk kemi marrë sqarime nga qeveria për këtë qështje
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i kërkojë Kurti që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje dhe se kjo është tepër e nevojshme.
‘’Mendoj që një seancë e tillë është tepër e nevojëshme, dhe miratimi i një rezolute që do t’i kërkojmë Qeverisë dhe ZRRE-së që të mos ngriten çmimet është tepër e nevojshme. Në momentin që do të arrijmë të mbledhim 40 nënshkrime do ta thirrim në seancë Kryeministrin Kurti.Ne po kërkojmë që të mos ngritet çmimi i energjisë elektrike, dhe do të bëjmë përpjekjet tona.Janë të papërballueshme për qytetarët e Kosovës, si ata në sektorin privat ashtu edhe në ata në sektorin publik’’, tha ai.
Tahiri tha Kurtin nuk e kemi dëgjuar kurrë të flasë për dëmet që u janë bërë këtij vendi gjatë Millosheviqit por vetëm pas pavarësisë.
”Ajo që është e rëndësishme për ne si Grup Parlamentar, është mosngritja e çmimeve të tarifave tç energjisë, sepse po kalojmç shumç vende të BE-së dhe paguajmë më shumë se ato përveç Ukraina që ka çmimin më të ulët’’, tha Tahiri.
Tutje ai tha se ftojnë kryeministrin Kurti që të jetë më i përgjegjshëm në këtë pjesë, dhe çmimet të mos ngriten.
‘’Ftojmë që kryeministri Kurti të jetë më i përgjegjshëm, sepse sot per sot nuk ka ndonjë problem më të madh se rritja e çmimeve të tarifave të energjisë elektrike’’, shtoi ai.
Ai tha se kryeministri Kurti po bënë akuza për kohën kur energjia elektrike paguhej më së liri në Evropë.
‘’Sa i përket akuzave të kryeministrit Kurtit, ai po flet për një periudhë kur qytetarët nuk e kanë vuajtur energjinë elektrike. Ku qytetarët e kanë paguar më së liri në Evropë energjinë elektrike e për këtë periudhë Kurti po bënë akuza’’, tha ai./InLajmi/