Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se kryeministri Kurti që nga marrja e pushtetit po përballet me një krizë serioze, përcejll InLajmi.
Selimi ka thënë se krejt kjo krizë që po i ndodh është problem mendësia politike e tij e që sipas tij është një mendësi e rrezikshme dhe manipuluese.
‘’Klasa e mesme në Kosovë është pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kthesa politike. Sot KM Kurti ju ka shpallë luftë. Këtë e ka bërë sepse refleksi i tij ideologjik është për të shkatërruar çdo klasë shoqërore. Kjo, duke i manipuluar të varfërit dhe duke i kooptuar të pasurit, tërë kohën mbi barrën e klasës së mesme’’, ka shkruar ai.
Tutje Selimi ka thënë se politika e kësaj qeverie do të shkaktojë krizë sociale.
Postimi i plot i tij:
Kryeministri Kurti po përballet me një krizë serioze që nga marrja e pushtetit. Kjo krizë është çështja e energjisë.
Unë mendoj që problemi në këtë krizë është mendësia politike e KM Kurti e që është mendësi e rrezikshme manipuluese e së majtës ekstreme.
Për herë të parë kjo mendësi që krijon politika publike e ka sulmu klasën e mesme kosovare. Me këtë ngritje të çmimeve klasa e mesme, puntorë, mësues, profesorë, shërbyes civil dhe të punësuar tjerë e mbajnë barrën që ta paguajnë rrymën për të pasurit.
Klasa e mesme në Kosovë është pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kthesa politike. Sot KM Kurti ju ka shpallë luftë. Këtë e ka bërë sepse refleksi i tij ideologjik është për të shkatërruar çdo klasë shoqërore. Kjo, duke i manipuluar të varfërit dhe duke i kooptuar të pasurit, tërë kohën mbi barrën e klasës së mesme.
Profeti i barazisë sot i përkrahë të pasurit duke i amnestuar bizneset e tyre nga ngritja e çmimit të energjisë dhe i ngarkon shumicën e qytetarëve që jetojnë ndershëm me një rrogë.
Politikat publike të kësaj qeverie do të shkaktojnë krizë sociale, ironikisht duke promovuar me mashtrim barazinë./InLajmi/