Rizvanolli: Edhe me miratimin e propozimi për tarifat, mbetet më e ulëta në Evropë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se në mbajtjen e seancës sot në Kuvend, janë thënë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë elektrike që janë propozuar nga ZRRE, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se për hir të qytetarëve dua të tregoj qu qëndrojnë të vërtetat lidhur me këtë çështje.
Rizvanolli tha se edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së në lidhje me tarifat, kjo tarifë mbetet më e ulëta ë Evropë.
Postimi i plotë i saj:
Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRRE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia.
Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:
Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë./InLajmi/