Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit, pas rritjes së rasteve me koronavirus në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Në takimin e Komitetit për vlerësim të situatës pandemike në vend, u tha se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.
Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me 2 dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.
Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja./InLajmi/