Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka folur rreth krizës energjetike ku fajin kryesor, sipas saj e kanë qeveritë e kaluara, raporton InLajmi.
Pacolli në seancën e mbajtur në Kuvend, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen si pasojë e rritjes së
“Sot po debatojmë për një temë që është shumë e rëndësishme. Krizën energjetike e cila shqetëson me të drejtë secilin qytetarë në vendin tonë. Varfëria, papunësia dhe pagat e ulëta me të cilat jetojnë qytetarët tonë e bëjnë këtë temë edhe më të ndjeshme. Arsyejet e rritjes së çmimit të energjisë tashmë janë elaboruar shumë thjeshtë e qartë nga kryeministri dhe nga ministrja e ekonomisë. Pra, rritja vjen nga rritja e çmimit të importit dhe nga mungesa e vizionit për të gjeneruar kapacitete të reja nga dy dekadat e fundit. Opozita ka vendosur t’ia drejtojë gishtin Qeverisë, mirëpo do të ishte mirë të bëhemi të sinqertë dhe të debatojmë se si arritëm deri këtu, cilat janë shkaqet kryesore dhe cilët janë shkaktarët që shkaktuan këtë krizë. Më e rëndësishmja është si të dalim tutje nga kjo krizë”, tha Pacolli.
Pacollli ndër të tjera ka thënë se pandemia ka ndikuar në rrtijen e shum çmimeve në shumë shtete të botës jo vetëm në Kosovë.
‘’Krizat pandemike, ndryshimet klimatike, kriza energjetike dhe ajo e gazit, me të cilët po ballafaqohet e gjithë bota janë shkaktarët kryesorë të cilat në mënyrë zingjirore kanë ndikuar në rritjen e shumë çmimeve të tjera’’, përfundoi ajo./InLajmi/