Abelard Tahiri, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë kërkesë në emer të partisë së tij për një debat parlamentarë me shumë përgjegjësi për energjinë elektrike, raporton InLajmi.
Një debat i tillë Tahiri tha se është shumë me rëndësi duke e parë gjendjen me mungesë të energjisë, pastaj propozimin për shtrenjtim të energjisë.
Kërkesën për një debat të tillë e ka propozuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-ja.
“LDK-ja e konsideron të rëndësishme të debatohet, e përkrahi idenë e PDK-së të hyjë në rend ditës si pikë e parë lidhur me emergjencën e energjisë elektrike .Pra një ide për rezolutë për zgjidhjen e këtij problem. Ose sot e përkrahim mocionin e PDK-së ose do të kërkojmë seancë të jashtëzanshme, pra mu debate lidhur me këtë”, tha Arben Gashi nga LDK.
Ky mocion, Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentarë të LVV nuk është përkrahur.

Ndërsa, kryekuvendari Glauk Konjufca lidhur me këtë mocion ka folur për votimin ku 31 vota kanë qenë për , 57 kundër. Pra, Kuvendi nuk e ka miratuar mocionin e PDK-së. /InLajmi/